Paralajmërohet për shtimin e egoizmave nacionalist në Evropë
Kryetari i Parlamentit të Evropës duke marrë parasysh forcimin e krahut të së majtës ekstreme në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar për shtimin e egoizmave nacionaliste në këtë Union.
Revista "Focus" e Gjermanisë ka shkruar se Martin Shulz, kryetari i Parlamentit të Evropës, të dielën ka kërkuar më shumë përpjekje në përkrahjen e projektit evropian dhe duke marrë parasysh forcimin e krahut të së majtës ekstreme në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar për shtimin e egoizmave nacionaliste në këtë Union, prandaj kërkoi edhe unitet dhe solidaritet më të madh në Evropë në lidhje me çështjen e emigracionit. Kryetari i Parlamentit të Evropës gjithashtu paralajmëroi edhe për motot ultranacionaliste dhe kundër emigrantëve në Bashkimin Evropian. Martin Shulz, kryetari i Parlamentit të Evropës, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, garën elektorale në këto zgjedhje e ka quajtur garë elektorale evropiane dhe kërkoi hartimin e politikave të reja evropiane në Bruksel.