Në Ukrainë ndalohet gjuha ruse
Qeveria e Ukrainës deklaroi se të gjitha institucionet, qendrat dhe kompanitë shtetërore dhe private të Ukrainës janë obliguar ligjërisht të heqin gjuhën ruse nga sistemi i tyre informativ.
Ministri ukrainas i urbanistikës Vladimir Umelian, deklaroi se tani e tutje, në aeroportin ndërkombëtar të Kievit do të përdoret vetëm gjuha ukrainase dhe angleze. Ai shtoi se rusishtja do të hiqet nga përdorimi në të gjitha organet dhe institucionet qeveritare. Nga ana tjetër, mësohet se një grup neonazistësh në Ukrainë, i quajtur “Divizioni Mizantrop” ka marrë përsipër vrasjen e një udhëheqësi të rebelëve prorusë në lindje të vendit. Komandanti i lindur në Rusi, Arsen Pavlov, i njohur edhe me pseudonimin “Motorola”, është vrarë pas një shpërthimi bombe në ashensorin e apartamentit të tij ditën e dielë, në qytetin e Donjeckut. Autorësia e kësaj vrasjeje është bërë e ditur përmes një sekuence të shkurtër videoje, të publikuar nga Alexander Kots, një korrespondent rus i luftës. Në video shfaqen 4 persona të maskuar dhe të armatosur. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë.