Australia reagon ndaj raportit të Amnisty International rreth burgut Nauro
Kryeministri i Australisë ka hedhur poshtë raportin e Organizatës Amnisty International në lidhje me shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut në burgun e emigrantëve në ishullin Nauro të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi Malcolm Turnbull të martën duke hedhur poshtë raportin e Organizatës Amnisty International në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në burgun e emigrantëve në ishullin Nauro, pretendoi se nuk është kryer kurrfarë torturimi kundër emigrantëve në këtë burg. Malcolm Turnbull gjithashtu pretendoi se Qeveria e Australisë në muajt e fundit ka marrë masa të konsiderueshme për kurimin dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore, për mirëqenien dhe arsimimin e emigrantëve në këtë ishull. Vlen të theksohet se Organizata Amnisty International të hënën në një raport të saj me vendosmëri ka deklaruar se politikat e Australisë në burgun e emigrantëve në ishullin Nauro, janë shkelje sistematike e të drejtave të njeriut.