Një funksionar evropian paralajmëron për sulme terroriste në këtë kontinent
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31651-një_funksionar_evropian_paralajmëron_për_sulme_terroriste_në_këtë_kontinent
Komisioneri për çështje të sigurisë i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për sulme terroriste në këtë kontinent.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 18, 2016 09:29 Europe/Tirane
  • Një funksionar evropian paralajmëron për sulme terroriste në këtë kontinent

Komisioneri për çështje të sigurisë i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për sulme terroriste në këtë kontinent.

Julian King, komisioneri për çështje të sigurisë i Bashkimit Evropian, të martën në një bisedë telefonike me gazetën gjermane Die Welt, ka thënë se në rast të çlirimit të Mosulit në Irak, Evropa duhet të përgatitet për sulme terroriste nga pjesëtarët e grupit terrorist ISIS. King shtoi se vendet evropiane duhet të shtojnë kapacitetin e tyre përballë kërcënimeve të terroristëve. Paralajmërimi për sulme të terroristëve në Evropë është bërë në kohën kur qendra për hulumtime "Farrell" ditë më parë ka deklaruar se numri i terroristëve që kanë shtetësi evropiane dhe amerikane arrin në 21500 persona. Vlen të theksohet se me urdhrin e Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut, të hënën në mëngjes kanë filluar operacionet për çlirimin e qytetit Mosul nga pushtimi i terroristëve të grupit ISIS në të cilat po marrin pjesë forcat e ushtrisë, policisë dhe forcat vullnetare popullore. Grupi terrorist ISIS më 10 qershor të vitit 2014, në kuadër të një komploti ndërkombëtar dhe rajonal me projektimin e Amerikës dhe të disa regjimeve servile të rajonit, arriti të pushtoi qytetin Mosul i cili konsiderohet një prej qyteteve të rëndësishme të Irakut.