Përdhunohet një femër në ambientin e Parlamentit të Anglisë
(last modified Tue, 18 Oct 2016 11:16:35 GMT )
Tetor 18, 2016 13:16 Europe/Tirane
  • Përdhunohet një femër në ambientin e Parlamentit të Anglisë

Policia e Anglisë ka arrestuar asistentin e një prej deputetëve të Parlamentit të këtij vendi me akuzë të përdhunimit të një femre në ambientin e Parlamentit.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se policia e Londrës të hënën me anë të një deklarate ka njoftuar se më 14 tetor një person në ambientin e Parlamentit të Anglisë ka përdhunuar një femër dhe pas padisë së viktimës, policia ka arrestuar personin e akuzuar. Viktima ka thënë për policinë se në mëngjesin e ditës së premte me Sam Armstrang, këshilltar i partisë në pushtet, kishte shkuar në zyrën e Craig Mackinlay, deputet i Parlamentit të Anglisë dhe aty është sulmuar dhe përdhunuar nga ai. Përdhunimi i kësaj femre në ambientin e Parlamentit të Anglisë ka ndodhur në kohën kur edhe Kongresi i Sindikatave Tregtare të këtij vendi ditë më parë ka paralajmëruar për shtimin e korrupsionit moral në ambientet e punës. Sondazhet e  Kongresi i Sindikatave Tregtare të Anglisë tregojnë se mbi gjysma e femrave të këtij vendi keqtrajtohen ose abuzohen seksualisht në ambientet e punës së këtij vendi.

Tags