UNICEF: 30 % e fëmijëve jemenas vuajnë nga mungesa e ushqimit
Muhamed Asadi zëdhënës i UNICEF-it në Jemen, shprehu shqetësimin nga gjendja e krijuar nga lufta për fëmijët në Jemen dhe tha se lufta e imponuar nga Arabia Saudite kundër Jemenit është bërë shkak për vrasjen e mijëra fëmijëve dhe plagosjen e rreth 2 mijë të tjerëve.
Ky zëdhënës i UNICEF-it tha se 21 milion jemenas mes tyre 10 milion fëmijë kanë nevojë të theksuar për ndihma humanitare ndërkohë që nga 21 milion shtetas të Jemenit gjysma e tyre e përbërë nga fëmijët janë të privuar nga shërbimet shëndetësore dhe higjienike. Asadi shtoi se 800 shkolla në Jemen janë shkatërruar për shkak të sulmeve të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj dhe kjo ka privuar me mijëra nxënës nga e drejta e arsimimit. Ai shtoi se 51% e popullsisë së Jemenit për shkak të zgjatjes së luftës, vuajnë nga mungesa e sigurisë ushqimore. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në bashkëpunim me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me mbështetjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas, ndërkohë që është shkatërruar 80% e infrastrukturës së këtij vendi.