Luftanijet ruse shqetësojnë NATO-n
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31909-luftanijet_ruse_shqetësojnë_nato_n
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se është i “shqetësuar”, pasi Rusia ka nisur një avionmbajtës dhe një task forcë, drejt Detit Mesdhe, me qëllim që t’i bashkohet sulmeve ruse dhe siriane në qytetin e Alepos.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2016 16:41 Europe/Tirane
  • Luftanijet ruse shqetësojnë NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se është i “shqetësuar”, pasi Rusia ka nisur një avionmbajtës dhe një task forcë, drejt Detit Mesdhe, me qëllim që t’i bashkohet sulmeve ruse dhe siriane në qytetin e Alepos.

Një anije që bartë avionë dhe shtatë anije luftarake ruse janë nisur nga Deti Norvegjez për në Detin e Veriut dhe do të kalojnë përmes Kanalit Anglez, në rrugën e tyre drejt Sirisë. Admirali Vyacheslav Popov, ka thënë se task forca do të mbërrijë në destinacion “për më pak se një javë”. Sekretari i mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Michael Fallon ka thënë më herët se “këto anije janë pranë ujërave tona dhe ne do ta vëzhgojmë udhëtimin e tyre”, me qëllim që Britania të jetë e sigurt.