Avionët turq bombardojnë veriun e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31924-avionët_turq_bombardojnë_veriun_e_sirisë
Avionët luftarakë të Turqisë kanë bombarduar sot pozicionet e partisë kurde Unioni Demokratik i Sirisë PYD, duke vrarë të paktën 160-200 pjesëtarë të armatosur të kësaj partie.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2016 17:40 Europe/Tirane
  • Avionët turq bombardojnë veriun e Sirisë

Avionët luftarakë të Turqisë kanë bombarduar sot pozicionet e partisë kurde Unioni Demokratik i Sirisë PYD, duke vrarë të paktën 160-200 pjesëtarë të armatosur të kësaj partie.

Lajmi u bë i ditur nga shtabi  i përgjithshëm i ushtrisë turke i cili theksoi se ky operacion është kryer në rajonin Xharaburus në provincën Alepo, në kuadër të operacionit të quajtur “Mburoja e Eufratit”. Në sulmet e avionëve turq janë shkatërruar 9 ndërtesa të kontrolluara nga PYD, 5 makina ushtarake dhe një depo armatimesh të militantëve kurdë. Turqia sulmon luftëtarët kurdë në veri të Sirisë, në një kohë që kurdët luftojnë kundër terroristëve të ISIS.