Debat i tensionuar Trump-Clinton
(last modified Thu, 20 Oct 2016 19:36:09 GMT )
Tetor 20, 2016 21:36 Europe/Tirane
  • Debat i tensionuar Trump-Clinton

Dje u zhvillua debate i tretë dhe i fundit televiziv mes kandidatëve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Akuza, fyerje, kërcënime, thashetheme se Trumpi konsumon kokainë apo kërkesë nga ana e Trumpit për provë për doping për Clintonin - debatet kishin të bënin pak me politikën dhe shumë pak me problemet që shqetësojnë qytetarët amerikanë. Për ekstremizëm dhe ekzocentrizëm u shqua sidomos në debatet një dhe dy kandidati i konservatorëve Donald Trump, kurse Hillary Clinton i zhvilloi debatet sikurse pritej. Sipas analizave të bëra në bazë të sondazheve me 5000 vetë,Trump pas debateve i ka humbur votat e të pavendosurve. Po ashtu pas debateve është shtuar edhe numri i atyre që duan të votojnë për Hillary Clintonin me bindje dhe jo sepse duan të votojnë kundër Trumpit është shtuar. Këtë e vërtetojnë edhe analizat e mjaft sondazheve të tjera, si ato të blogut FiveThirtyEight. Para debatit të parë më 28 shtator shanset e Trumpit për të fituar ishin 45%, kurse tani ato janë 13%. Në një sondazh të publikuar nga agjencia amerikane e lajmeve CNN në bashkëpunim me ORC, Hillary Clinton është qartë fituesja. 52% e shikuesve të debatit e panë kandidaten demokrate si fituese, kundrejt 39% që votuan për Trump. Dy shtetet më kyçe të SHBA-së anojnë nga demokratët, Florida dhe Nevada. Edhe dy shtete të tjera që gjithmonë kanë votuar për republikanët, Utah dhe Arizona, tani kanë kthyer mendjen. Trump në debatin presidencial të fundit deklaroi se zgjedhjet janë të manipuluara, dhe refuzoi të komentojë nëse do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit, nëse ai i humb ato. Prej ditësh ai deklaron se zgjedhjet janë të manipuluara. Debati i Las Vegas vazhdoi me Trump që e quajti Clinton “një grua të keqe”. Beteja e fundit erdhi më pak se 3 javë përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit. Kandidatët refuzuan t’i shtrëgonin duart njëri-tjetrit përpara dhe pas debatit. Trump bëri thirrje për vendosmërinë e republikanëve duke u zotuar se do të emërojë Gjykatën e Lartë me prirje konservatore, i cili do të mbrojë të drejtat e armëve. Ai gjithashtu theksoi zotimin e tij për deportimin e emigrantëve pa dokumenta dhe sigurimin e kufijve të SHBA-së. Ndërkohë Clinton në mënyrë të vendosur deklaroi se do të mbështesë komunitetin LGBT, do mbrojë të drejtat e abortit, do të përqëndërohet në rivendosjen e klasës së mesme dhe rritjen e pagave për gratë. Clinton tha se Putin do që Trump të fitojë pasi do një president amerikan që ta përdorë si marionetë. “Ti je një marionetë,” iu kundërpërgjigj Trump, duke shtuar se Putin ishte tallur me ish-Sekretaren e Shtetit. Gjithashtu u diskutua mbi meksikanët që jetojnë në SHBA, dhe Trump deklaroi se “kemi disa djem të këqinj për të nxjerrë jashtë” duke insituar se një mur i madh do ndërtohet në kufijtë e dy vendeve. Trump sugjeroi se Clinton dhe Presidenti Obama koordinuan dhunën në trazirat e shkaktuara në Chicago në fillim të këtij viti. Clinton akuzoi kandidatin republikan se “Donald mendon se duke zvogëluar rëndësinë e femrave, do të rrisë rëndësinë e vet”. Por ai tha se “askush më shumë se ai i respekton femrat”

 

Tags