Italia del kundër BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31957-italia_del_kundër_be
Liderët e Bashkimit Evropian kanë akuzuar Rusinë të premten për bombardimin e civilëve në qytetin e rrethuar të Sirisë Alepo, por u përballën me rezistencën e Italisë e cila u shpreh kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 21, 2016 04:01 Europe/Tirane
  • Italia del kundër BE

Liderët e Bashkimit Evropian kanë akuzuar Rusinë të premten për bombardimin e civilëve në qytetin e rrethuar të Sirisë Alepo, por u përballën me rezistencën e Italisë e cila u shpreh kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Të tmerruar” nga sulmet në spitale dhe ndaj një konvoji me ndihma ku mbetën të vrarë qindra civilë duke përfshirë edhe fëmijë, Britania, Franca dhe Gjermania pretenduan se ky sulm është bërë nga Rusia dhe kërkuan presion maksimal ndaj Moskës për të ndaluar sulmet e saj në lindje të Alepos. Kryeministri italian Matteo Renzi, vendi i të cilit ka lidhje të gjera tregtare me Rusinë, tha se sanksionet ekonomike nuk duhet të jenë pjesë e kësaj strategjie, sepse ato nuk e obligojnë Moskën për të negociuar një marrëveshje paqeje. "Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për një marrëveshje të paqes në Siri, por është e vështirë të imagjinohet se kjo duhet të lidhet me sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë", tha Renzi para gazetarëve mbrëmë vonë në Bruksel, ku BE kishte diskutuar këtë strategji. Kryeministrja e Anglisë Teresa May e cila për herë të parë mori pjesë në takimin e liderëve të BE në Bruksel, akuzoi Rusinë për krime lufte në Siri dhe kërkoi që vendet aleate të marrin masa ndaj krimeve të Rusisë në Siri.