De Mistura: Dialogu rreth Sirisë duhet të vazhdojë
Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë i vlerësoi të dobishme bisedimet e fundit në Lozanë rreth krizës në Siri, por i quajti atë të lëna në gjysmë dhe u shpreh optimist për zhvillimin e bisedimeve të tjera në lidhje me këtë çështje.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Stefan De Mistura të enjten në një prononcim për gazetarë në Gjenevë, deklaroi se bisedimet e zhvilluara javën e kaluar mes vendeve anëtare të grupit ndërkombëtar për mbështetjen e Sirisë në Lozanë të Zvicrës, ishin të dobishme, mirëpo për të qenë frytdhënëse këto bisedime dhe për të arritur në një zgjidhje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund krizës në Siri, vazhdimi i tyre është i domosdoshëm. De Mistura shtoi se dakordimi dhe vendimi për vazhdimin e bisedimeve ishin rezultate pozitive të takimit të Lozanës dhe parashikoi se në të ardhmen do të zhvillohen bisedime të veçanta në lidhje me fatin e grupit radikal (terrorist) Fronti Nusra dhe largimin e pjesëtarëve të këtij grupi nga qyteti Alepo. De Mistura u shpreh i kënaqur për arritjen e marrëveshjes për vendosjen e një armëpushimi dhe deklaroi se kjo marrëveshje konsiderohet përgjigje ndaj kërkesës së OKB për të shqyrtuar situatën kritike të të sëmurëve dhe të personave të plagosur në lindje të Alepos.