Parlamenti gjerman bie dakord për të spiunuar Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32023-parlamenti_gjerman_bie_dakord_për_të_spiunuar_bashkimin_evropian
Deputetët e parlamentit gjerman kanë miratuar një plan, ku shërbimi i jashtëm informativ i këtij vendi të ketë mundësinë e spiunimit të institucioneve dhe vendeve anëtare të BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 21, 2016 17:47 Europe/Tirane
  • Parlamenti gjerman bie dakord për të spiunuar Bashkimin Evropian

Deputetët e parlamentit gjerman kanë miratuar një plan, ku shërbimi i jashtëm informativ i këtij vendi të ketë mundësinë e spiunimit të institucioneve dhe vendeve anëtare të BE.

Sipas Press TV, plani i cili u propozua të premten në parlamentin gjerman, vjen pas publikimit të disa informacioneve nga ana e Eduar Snowden, ish informator i SHBA, ku Berlinit i lejohet shtimi i mbikëqyrjes së aktiviteteve të spiunazhit. Sipas këtij plani, shërbimi i jashtëm informativ i Gjermanisë do të ketë mundësinë kur verën dyshime në lidhje me aktivitete spiunazhi të zhvillojë procedura penale pranë gjykatave ndërkombëtare. Po ashtu këtij shërbimi i lejohet kryerja e aktiviteteve të spiunazhit jashtë Gjermanisë bile edhe në shtetet anëtare të BE.