Parlamenti gjerman bie dakord për të spiunuar Bashkimin Evropian
Deputetët e parlamentit gjerman kanë miratuar një plan, ku shërbimi i jashtëm informativ i këtij vendi të ketë mundësinë e spiunimit të institucioneve dhe vendeve anëtare të BE.
Sipas Press TV, plani i cili u propozua të premten në parlamentin gjerman, vjen pas publikimit të disa informacioneve nga ana e Eduar Snowden, ish informator i SHBA, ku Berlinit i lejohet shtimi i mbikëqyrjes së aktiviteteve të spiunazhit. Sipas këtij plani, shërbimi i jashtëm informativ i Gjermanisë do të ketë mundësinë kur verën dyshime në lidhje me aktivitete spiunazhi të zhvillojë procedura penale pranë gjykatave ndërkombëtare. Po ashtu këtij shërbimi i lejohet kryerja e aktiviteteve të spiunazhit jashtë Gjermanisë bile edhe në shtetet anëtare të BE.