FMN parashikon 7.4 % nivelin e inflacionit në Iran
(last modified Sat, 22 Oct 2016 17:13:08 GMT )
Tetor 22, 2016 19:13 Europe/Tirane
  • FMN parashikon 7.4 % nivelin e inflacionit në Iran

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se në vitet 2016 dhe 2017 inflacioni në Iran do të jetë respektivisht 7.4 dhe 7.2 %.

FMN në raportin më të fundit mbi perspektivën ekonomike të rajonit të LM, të Afrikës Veriore, Afganistanit dhe Pakistanit, nivelin e përgjithshëm të inflacionit në vendet e këtij rajoni në vitet 2016 dhe 2017 e parashikoi 9.9 dhe 12.3%. përsa i përket rritjes ekonomike të Iranit në vitet 2016 dhe 2017, FMN deklaroi se kjo rritje ekonomike do ë jetë përkatësisht 4.5 dhe 4.1 %. Sipas raportit të FMN, balanca monetare e Iranit në vitet 2016 dhe 2017 do të jetë 4.2 dhe 3.3 % e prodhimit kombëtar bruto, ndërsa mesatarja e kësaj balance për vendet e tjera eksportuese të naftës në rajon do të jetë -4.4 % dhe -1.8 %e GDP.

 

Tags