Shefi i Pentagonit në Ankara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32173-shefi_i_pentagonit_në_ankara
Sekretari amerikan i mbrojtjes gjatë vizitës së tij në Ankara, u takua me presidentin dhe kryeministrin e Turqisë, me të cilët bisedoi mbi zhvillimet më të fundit në rajon si dhe mbi tensionet që kanë lindur mes Ankarasë dhe Bagdadit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 22, 2016 19:13 Europe/Tirane
  • Shefi i Pentagonit në Ankara

Sekretari amerikan i mbrojtjes gjatë vizitës së tij në Ankara, u takua me presidentin dhe kryeministrin e Turqisë, me të cilët bisedoi mbi zhvillimet më të fundit në rajon si dhe mbi tensionet që kanë lindur mes Ankarasë dhe Bagdadit.

Ashton Carter gjatë takimeve me funksionarët turq, deklaroi se sovraniteti i Irakut është një princip i rëndësishëm që duhet të respektohet nga të gjitha vendet fqinje. Kohët e fundit, qeveria amerikane ka shprehur shqetësimin në lidhje me rritjen e tensioneve mes Turqisë dhe Irakut. Qeveria e Bagdadit kërkon largimin e forcave turke nga territori irakian, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Turqia.