Merkel kërcënon Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32194-merkel_kërcënon_rusinë
Pavarësisht qëndrimit të zbutur të Gjermanisë mbi vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, kancelarja Angela Merkel kësaj radhe nuk ka kursyer aleaten e saj të madhe tregtare, duke u shprehur se sanksionet do të vendosen për këdo që kryen sulme në Aleppo, përfshirë Rusinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2016 17:24 Europe/Tirane
  • Merkel kërcënon Rusinë

Pavarësisht qëndrimit të zbutur të Gjermanisë mbi vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, kancelarja Angela Merkel kësaj radhe nuk ka kursyer aleaten e saj të madhe tregtare, duke u shprehur se sanksionet do të vendosen për këdo që kryen sulme në Aleppo, përfshirë Rusinë.

Udhëheqësit e BE-së dënuan Rusinë për bombardimet e civilëve në qytetin e rrethuar të Aleppos, por u përballën me rezistencën e Italisë mbi vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës. Një situatë e tillë ishte parashikuar, pasi unioni nuk është i unifikuar në këtë pikë. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi dhënien fund të sulmeve nga forcat qeveritare siriane dhe ato ruse në qytetin verior të Aleppos, duke shtuar se Bashkimi Evropian do të marrë masa ndaj të dyja vendeve, nëse fushata e bombardimeve vijon. “Megjithatë ne kemi shtruar themelet. Sepse ne kemi thënë që do të vendosim masa jo vetëm kundër Sirisë, por edhe kundër të gjithë atyre që janë aleatë me Sirinë në këtë drejtim. Kjo vlen edhe për Rusinë”, tha Merkel në Bruksel. Udhëheqësit e BE-së dënuan Rusinë për bombardimet e  civilëve në qytetin e rrethuar të Aleppos, por u përballën me rezistencën e Italisë mbi vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës.