Amerika reagon ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri
Zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare në Amerikë ka reaguar ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri.
Ned Price, ka pretenduar se qeveria siriane nuk ka marrë parasysh standardet ndërkombëtare mbi përdorimin e armëve kimike. Sipas tij qeveria siriane nuk zbaton angazhimet e saj rreth anëtarësimin në konventën e ndalimit të armëve kimike të vitit 2013. Ky reagim vjen pasi OKB ka pretenduar se Damasku në vitet 2014 dhe 2015 ka përdorur armë kimike. Ndërkohë 2 vite më parë, Siria duke u koordinuar me OKB dhe me organizatën e ndalimit dhe përhapjes së armëve kimike ka shkatërruar të gjitha lëndët e saj kimike me monitorimin e Amerikës dhe Rusisë. Zhan Mark Ariv ministër i jashtëm i Francës ditën e shtunë, duke vazhduar deklaratat e tij kudër qeverisë siriane nga KS i OKB kërkoi të miratojë një rezolutë që dënon përdorimin e armëve kimike në Siri dhe për të vendosur sanksione kundër Damaskut. Kjo është në kohën kur veprimet armiqësore të Amerikës dhe perëndimit në rajonin e LM dhe mbështetja e tyre për grupet terroriste, ka krijuar pasiguri, krizë dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Siri.