Namazi i përbashkët i ushtarëve rusë dhe egjiptianë
Parashutistët e forcave ushtarake të Egjiptit dhe Rusisë në një manovër të përbashkët të tyre, kanë falur namazin në formë të përbashkët.
Ali Hedhare Shamsedin, imami i xhumasë i parashutistëve të forcave ruse ditën e dielë ka thënë se egjiptianët nuk e prisnin që një klerik fetar të shoqëronte forcat ruse, disa prej të cilëve janë myslimanë dhe nuk prisnin faljen e namazit prej forcave ruse. Shamsedin tha se namazi ngre moralin dhe gatishmërinë e ushtarëve dhe i ndihmon ata të përballen me problemet. Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Egjiptit janë organizuar në pjesën veriperëndimore të Kajros. Në këto manovra kanë marrë pjesë 700ustharakë, 20 lloje armësh të lehtë dhe gjysmë të rënda dhe 30 avionë luftarakë të të dy vendeve.