Të shtëna me armë në Francë
Tetor 24, 2016 14:49 Europe/Tirane
Nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Nante të Francës, kanë mbetur të plagosur disa persona. Siç njofton gazeta franceze Le Figaro, të paktën tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rajonin Malakuf në qytetin Nante në perëndim të Francës.
Policia franceze deklaroi se ende nuk dihen motivet e këtij sulmi dhe as autori i sulmit me armë zjarri. Forca të shumta të policisë kanë rrethuar vendin e ngjarjes. Forcat policore kanë ndaluar një grup të rinjsh që synonin të kryenin trazira në një sallon sportiv në rajonin Malakuf ku gjendja është tepër e tensionuar.
Tags