Sulm kundër forcave të Fethullah Gylen në Baku
(last modified Mon, 24 Oct 2016 16:40:14 GMT )
Tetor 24, 2016 18:40 Europe/Tirane
  • Sulm kundër forcave të Fethullah Gylen në Baku

Forcat e sigurisë së Republikës së Azerbajxhanit kanë kryer një operacion kundër përkrahësve të Fethullah Gylen në kryeqytetin Baku.

Operacioni është kryer në lagjet Karabakh, Sahel dhe Luk Batan ku janë bastisur banesat e “”nurçive” që njihen si përkrahës të kryetarit të lëvizjes Hydmet në Turqi. Forcat azere të sigurisë kanë arrestuar dhjetëra përkrahës të lëvizjes së Fethullah Gylen si dhe kanë konfiskuar shumë materiale me karakter fetar. Gjatë viteve të fundit, lëvizja e nurçive është kthyer në një nga grupet më të fuqishme sociale dhe politike në Republikën e Azerbajxhanit.