Belgjika kundërshton marrëveshjen tregtare me Kanadanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32545-belgjika_kundërshton_marrëveshjen_tregtare_me_kanadanë
Belgjika nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen tregtare me Kanadanë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2016 15:25 Europe/Tirane
  • Belgjika kundërshton marrëveshjen tregtare me Kanadanë

Belgjika nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen tregtare me Kanadanë.

Kështu ka deklaruar Kryeministri i Belgjikës Charles Michel dhe shkak sipas tij është kundërshtimi i kësaj marrëveshje nga rajoni frankofon Wallonia. Deklarata ka shuar të gjitha shpresat se pakti mund të nënshkruhej të enjten nga liderët e Bashkimit Europian dhe autoritet kanadeze. “Ne nuk jemi në një pozicion për të nënshkruar marrëveshjen,” tha Michel pas ndërprerjes së bisedimeve me liderët rajonalë. Ai gjithashtu tha se ka njoftuar edhe presidentin e Këshillit Europian Donald tusk për këtë çështje. Kjo është marrëveshja më ambicioze tregtare e Bashkimit Europian dhe të gjitha vendet dhanë miratimin e tyre, por Belgjikës i nevojitet edhe miratimi i rajoneve, arsye për të cilën nuk mund të nënshkruaje pro. Komisioni Europian i kishte vendosur ditën e hënë si afat Brukselit për të marrë vendimin e tij për marrëveshjen e cila ka 5 vite që negociohet mes partnerëve nga 2009 dhe 2014. Wallonia, rajon me 3.6 milionë banorë, kërkon masa të forta për standardet e punës, mjedisit dhe të konsumit. Kjo ka nxitur protesta më të gjera në disa vende të Bashkimit Europian kundër marrëveshjeve të tilla tregtare jo vetëm me Kanadanë, por edhe kundër asaj që po diskutohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një treg të përbashkët. Sipas marrëveshjes, Bashkimi Europian dhe Kandaja do të eliminojnë 98% të tarifave bazë të tregtisë. Kritikët thonë se marrëveshja kërcënon standardet e produktit dhe mbron biznesin e madh, duke lejuar korporatat të padisin qeveritë.