Trump: Sondazhet zgjedhore janë të improvizuara
(last modified Tue, 25 Oct 2016 06:55:10 GMT )
Tetor 25, 2016 08:55 Europe/Tirane
  • Trump: Sondazhet zgjedhore janë të improvizuara

Kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të Amerikës ka deklaruar se sondazhet zgjedhore janë të improvizuara dhe produkt i mediave që përhapin urrejtjen.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Donald Trump, kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, gjatë një fjalimi në qytetin Agustin në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Mediet janë duke publikuar sondazhe të njëanshme me qëllim që të krijojnë dyshime tek simpatizantët e tij për ta votuar atë. Trump i dënoi mediet për përkrahje ndaj partisë rivale dhe shtoi: "Të gjitha mediet janë kundër meje dhe kundër përkrahësve të mi". Në kohën kur vetëm 14 ditë kanë mbetur deri në zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, fushata elektorale e republikanëve po bënë përpjekje të mëdha për të fituar opinionin e qytetarëve në shtetin e Floridës. Sipas sondazheve më të fundit, mësohet se Hillari Klinton me 5% është para Donald Trump.

Tags