Merkel një politikane e rrezikshme
Kreu i partia Liria në Austri duke kritikuar ashpër politikat e emigracionit të kancelares Merkel atë e cilësoi politikanen më të rrezikshme në BE.
Hains Kristin Ashtrake në një tubim të tij ka kritikuar ashpër kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ka thënë se politikat e emigracionit të Merkel janë kriminale dhe pa asnjë kontroll gjë e cila vë në rrezik të gjë Evropën. Ai tha se Merkel me politikat e saj të pritjes u ka hapur rrugën të gjithë islamistëve, emigrantëve të varfër dhe atyre aventurierë të cilët për nga pikëpamja nuk përputhen me Evropën. Kjo valë emigrantësh ka tronditur themelet e shoqërisë evropiane. Për këtë ekziston mundësia e një katastrofe dhe e konflikteve të brendshme.