BE ndihmon Greqinë
Tetor 25, 2016 11:53 Europe/Tirane
Autoritete të eurozonës kanë njoftuar se pas zbatimit të reformave ekonomike në Greqi, BE do ta ndihmojë këtë vend me 2 miliardë e 800 milionë euro.
Sipas agjencisë së lajmeve franceze AFP nga Luksemburgu, Klas Regin, drejtor ekzekutiv i Institutit "Mekanizmi për stabilitet në Evropë", ka thënë se vendimi i zyrtarëve të BE për të ndihmuar financiarisht Greqinë me 2 miliardë e 800 milionë euro (3 miliardë dollarë) është marrë pas zbatimit të reformave të kursimit ekonomik nga qeveria dhe populli grek. Ai ka shtuar se Greqia në kuadër të procesit të reformave për pensionet, menaxhimit të bankave, sektorit të energjisë dhe po ashtu grumbullimin e të ardhurave e ka bërë në mënyrën e duhur.
Tags