Policia gjermane fillon operacionet antiterroriste
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32644-policia_gjermane_fillon_operacionet_antiterroriste
Policia gjermane ka neutralizuar këtë të martë një celulë terroriste çeçene, përmes një operacioni blic të forcave speciale të ekzekutuar në 5 rajone të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 25, 2016 11:54 Europe/Tirane
  • Policia gjermane fillon operacionet antiterroriste

Policia gjermane ka neutralizuar këtë të martë një celulë terroriste çeçene, përmes një operacioni blic të forcave speciale të ekzekutuar në 5 rajone të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikate për shtyp policia rajonale e Turingjisë, në të cilën thuhet se shtetasit rus me etni çeçene nuk kishin arritur ende në nivelin e një rreziku konkret. Niveli i alarmit për terrorizëm në Gjermani vijon të mbetet i lartë. Më herët gjatë muajit forcat e policisë kryen një operacion të ngjashëm në qytezën Hemntic, në kuadër të të cilit u arrestuan 3 shtetas sirianë, të lidhur me ISIS.