Zgjedhja mes të keqit dhe më të keqit në Amerikë
(last modified Wed, 26 Oct 2016 08:07:49 GMT )
Tetor 26, 2016 10:07 Europe/Tirane
  • Zgjedhja mes të keqit dhe më të keqit në Amerikë

Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga zgjedhjet presidenciale në Amerikë, mungesa e popullaritetit të të dy kandidatëve vazhdon të jetë mbi 50%. Sipas një statistike të realizuar nga Real Clear Politics, Hillary Clinton nga radhët e demokratëve dhe Donald Trump nga radhët e republikanëve, kanë mungesë popullariteti me nga 53.7% dhe 60.9%. niveli i popullaritetit të Klinton është 43.1% ndërsa i Trump 35.7%.

Me afrimin e datës së zgjedhjeve në SHBA, edhe sondazhet shtohen. Së fundmi, CNN ka publikuar “exit poll”-in që tregon se ish-Sekretarja e Shtetit kryeson me 5 pikë ndaj Donald Trumpit. Ndërkaq, 7 në 10 votues besojnë se zonja Clinton do të triumfojë, por në të njëjtën kohë ata thonë se nëse kjo ndodh, miliarderi do të kontestojë rezultatin. Megjithatë, pavarësisht komenteve të Trumpit për manipulim të zgjedhjeve, amerikanët në përgjithësi besojnë se votat e tyre për presidentin janë më të sigurta tani, sesa në vitin 2008. Pavarësisht nga rezultati, 8 në 10 persona mendojnë se kandidati i humbur, kushdo qoftë ai, duhet të pranojë fituesin. Pritshmëritë se kandidatja demokrate për presidente do të fitojë zgjedhjet janë rritur në 68%, nga 55% që barometri i sondazhit tregoi në muajin qershor. Ndërkaq “Neë York Times” ka bërë një shkrim, ku flet se frika më e madhe që ka Donald Trump është humbja. Sipas analizës, Donald Trump është i fiksuar pas famës së tij dhe frikësohet nga ideja se statusi që ka mund të marrë një goditje nga rezultati zgjedhor. Në të gjitha intervistat që ai jep - shkruan prestigjiozja “NYT”, - Trump ka deklaruar se asnjëherë nuk ka dështuar dhe se çdo dështim e ka kthyer në sukses. Por nëse ai humbet garën presidenciale, rezultati do të jetë e zeza mbi të bardhë. Megjithatë Donald Trump këmbëngul se situata e tij është më e mirë nga sa paraqitet, në ato që ai i quan “sondazhe të sajuara”. Donald Trump këmbëngul se situata e tij është më e mirë nga sa paraqitet në ato që i quan “sondazhe të sajuara”. “Në fakt, mendojmë se jemi në rrugë të mbarë e po fitojmë, ndërsa gjithë çfarë ata bëjnë është të nxjerrin sondazhe të rreme ku demokratët rezultojnë ndjeshëm në krye. Kur dalim me këto anketime, njerëzit mendojnë: oh, republikanët po humbin vërtet. Sondazhe si ai i ABC-së janë të njëanshme siç, totalisht të sajuara. Të tilla anketime janë pjesë e atij sistemit të manipulimeve për të cilin kam folur që kur hyra në këtë garë”, tha Trump.  ABC pretendonte se Clinton është në avantazh me 12 pikë, ndërsa një sondazh kombëtar i “Real Clear Politics” tregon se diferenca mes demokrates dhe rivalit të saj republikan është 6,2 pikë përqindje. Miliarderi njujorkez i ka përshkallëzuar kohët e fundit kritikat ndaj anketimeve dhe medias, të cilin e akuzon për anësi.  “Sondazhet e rreme promovohen nga mediat mashtruese. Ato po përpiqen në këtë mënyrë të ndikojnë mbi votën. Kështu njerëzit nuk do të dalin në votime”, tha Trump.  Ndërkohë në Teksas, njëri prej shteteve kyçe të betejës presidenciale, njerëzit u vunë në radhë për të hedhur votën e tyre 15 ditë përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit. Analistët mendojnë se një pjesëmarrje e ulët e do t’i vinte për shtat Trump-it, megjithatë kandidati republikan uron që të ketë një dalje masive të mbështetësve të partisë së tij në votime dhe një pjesëmarrje sa më të ulët të demokratëve.

Tags