Me dhjetëra persona të plagosur gjatë protestave të opozitarëve në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32848-me_dhjetëra_persona_të_plagosur_gjatë_protestave_të_opozitarëve_në_venezuelë
Në protestat që u organizuan të mërkurën nga opozitarët e Nikollas Maduro, presidentit të Venezuelës, janë plagosur mbi 20 persona dhe janë arrestuar 39 persona të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 27, 2016 05:21 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra persona të plagosur gjatë protestave të opozitarëve në Venezuelë

Në protestat që u organizuan të mërkurën nga opozitarët e Nikollas Maduro, presidentit të Venezuelës, janë plagosur mbi 20 persona dhe janë arrestuar 39 persona të tjerë.

Agjencia AFP e lajmeve njoftoi se aktivistët e të drejtave të njeriut në Venezuelë kanë deklaruar se protestat janë organizuar në pesë provinca të këtij vendi. Kjo është në kohën kur mbledhja e jashtëzakonshme e deputetëve të Parlamentit të Venezuelës që janë kundër politikave të qeverisë së këtij vendi dhe besojnë se qeveria po pengon organizimin e referendumit për shkarkimin e presidentit të këtij vendi, ka rezultuar me përleshje mes disa deputetëve. Deputetët që përkrahin qeverinë e Venezuelës, në reagim ndaj planit për interpelancën e Nikollas Madurus, kanë akuzuar deputetët e opozitës për përpjekje për grusht shtet kundër qeverisë. Në reagim ndaj kësaj situate, Nikollas Maduro i ka quajtur deputetët e opozitës si mjet për shkatërrimin e Venezuelës dhe ka paralajmëruar Parlamentin dhe deputetët që nuk njohin ligjet e këtij vendi se nuk do të lejojë grusht shtet kundër qeverisë.