Amerikanët të shqetësuar për mundësinë e trazirave gjatë zgjedhjeve
Tetor 27, 2016 14:23 Europe/Tirane
Më shumë se gjysma e amerikanëve janë të shqetësuar nga mundësia e trazirave dhe e pasigurive gjatë zgjedhjeve presidenciale të 8 Nëntorit 2016.
Sipas një sondazhi të kryer nga gazeta amerikane USA Today dhe universiteti Sofolk, 51 % e qytetarëve amerikanë u shprehën të shqetësuar për mundësinë e trazirave gjatë zgjedhjeve, ndërsa 1/5 e të anketuarve u shprehën “shumë të shqetësuar”. Disa ditë më parë, kandidati republikan Donald Trump u shpreh se zgjedhjet presidenciale në SHBA janë të manipuluara dhe kjo deklaratë e ka rritur ndjeshmërinë e votuesve amerikanë.
Tags