Turqia bombardon kurdët në veri të Sirisë
Avionët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar pozicionet e forcave kurde të Unionit Demokratik të Sirisë.
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke njoftoi se si pasojë e këtyre sulmeve që kryhen në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, në provincën Alepo në veri të Sirisë janë shkatërruar 9 vendstrehime të forcave kurde të PYD. Ky burim shtoi se forcat ajrore turke kanë sulmuar edhe 90 vendstrehime të terroristëve të ISIS në veri të Sirisë. Deklarata e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke publikohet në kushtet kur përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka kritikuar ndërhyrjet ushtarake të SHBA dhe Turqisë në territorin sirian dhe deklaroi se shumë fakte dëshmojnë se Ankaraja, Uashingtoni së bashku me Arabinë Saudite, Katarin dhe Izraelin kanë përkrahur ushtarakisht dhe financiarisht terroristët në Siri.