Putin: Rreziku i kërcënimit rus është ekzagjeruar
Presidenti Putin ka theksuar se spekulimet e aleancës ushtarake perëndimore NATO në lidhje me pretendimin e një “kërcënimi rus”, nuk janë gjë tjetër veçse një “ekzagjerim” dhe “rrugë pa krye”.
Ai tha se nuk është Rusia që është afruar në kufijtë e NATO-s, por është NATO që është zgjeruar në afërsi të kufijve të Rusisë. Ndër të tjera, presidenti rus tha se Amerika nuk ka zbatuar angazhimet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe funksionarët amerikanë po përsërisin gabimet e së kaluarës në lidhje me këtë cështje. “ Disa vende furnizojnë, trajnojnë dhe financojnë grupet terroriste me shpresën e arritjes së qëllimeve të caktuara. Kjo është një lojë e rrezikshme”-deklaroi presidenti rus. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin deklaroi se është budallallëk të mendohet se Rusia dëshiron ta sulmojë dikënd në Evropë. Këto deklarata presidenti rus i bëri në klubin Valdai në Sochi, ku ai shtoi se Rusia ka vlerat, pavarësinë dhe identitetin e vet. “Ne nuk duam ta dominojmë botën, shtrirjen apo konfrontimin me dikë”, tha ai. Putin la të kuptohet se disa vende perëndimore janë duke përdorur një kërcënim të perceptuar të sulmit nga Rusia për të devijuar njerëzit e tyre nga çështjet e brendshme.