(Mos)ekstradimi i Gylen, rol serioz në marrëdhëniet Amerikë-Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32992-(mos)ekstradimi_i_gylen_rol_serioz_në_marrëdhëniet_amerikë_turqi
Ministria e drejtësisë e Turqisë ka kërkuar edhe njëherë nga Amerika të ekstradojë Fethullah Gylenin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2016 04:30 Europe/Tirane
  • (Mos)ekstradimi i Gylen, rol serioz në marrëdhëniet Amerikë-Turqi

Ministria e drejtësisë e Turqisë ka kërkuar edhe njëherë nga Amerika të ekstradojë Fethullah Gylenin.

Administrata e Ankarasë e konsideron përgjegjës të grusht shtetit klerikun Fethullah Gylen i cili jeton në Pensilvania të SHBA dhe kërkon nga Amerika që të ekstradojë atë në Turqi. Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, Bekir Bozdag, ministër i drejtësisë i Turqisë, të enjten në SHBA ka theksuar se i ka prezantuar autoriteteve amerikane dëshmi të nevojshme për arrestimin e Fethullah Gylen. Autoritetet amerikane kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar kërkesën e Turqisë, por Loreta Lynch, prokurore e përgjithshëm e SHBA, pas takimit me Bozdag, ka thënë se dosja për ekstradimin e Gylen duhet të jenë në përputhje me standardet që lidhen me dokumentacionin shtetit aplikues. Ministri i drejtësisë i Turqisë të martën ka udhëtuar në SHBA për të diskutuar në lidhje me ekstradimin e Fethullah Gylen. Ai ka thënë se kjo çështje mund të luaj rol serioz në marrëdhëniet Amerikë-Turqi.