Rusia kërkon hetim në lidhje me sulmet kimike në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33031-rusia_kërkon_hetim_në_lidhje_me_sulmet_kimike_në_siri
Përderisa vendet perëndimore po bëjnë përpjekje maksimale për sanksionimin e qeverisë siriane për shkak të akuzave për përdorim të armëve kimike, Rusia ka njoftuar se Damasku eshët ai që duhet të hetojë këto akuza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2016 09:52 Europe/Tirane
  • Rusia kërkon hetim në lidhje me sulmet kimike në Siri

Përderisa vendet perëndimore po bëjnë përpjekje maksimale për sanksionimin e qeverisë siriane për shkak të akuzave për përdorim të armëve kimike, Rusia ka njoftuar se Damasku eshët ai që duhet të hetojë këto akuza.

Rusia e konsideron kontradiktor rezultatin e hetimeve të OKB për sulmet kimike në Siri. Vitaly Churkin, përfaqësues i përhershëm i Rusisë në OKB, të enjten ka deklaruar: Rusia e konsideron jobindës rezultatin e hetimeve të OKB për sulmet kimike në Sirisë, ku akuzohet qeveria siriane për kryerjen e sulmeve të tilla. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB ka mohuar kërkesën e Francës dhe Anglisë për të ndëshkuar qeverinë siriane dhe ka shtuar: Rezultati i raportit nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin dhe nuk mund të përdoret për nxjerrjen e një vendimi gjyqësor.