Vazhdojnë problemet e emigrantëve në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33058-vazhdojnë_problemet_e_emigrantëve_në_francë
Qeveria e Francës me largimin e refugjatëve nga vendfushimi ilegal në Calais, i njohur si “xhungla” e çliroi veten nga një siklet, por nuk e zgjidhi problemin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2016 15:33 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë problemet e emigrantëve në Francë

Qeveria e Francës me largimin e refugjatëve nga vendfushimi ilegal në Calais, i njohur si “xhungla” e çliroi veten nga një siklet, por nuk e zgjidhi problemin.

Pavarësisht vendimit të autoriteteve franceze për të zhvendosur refugjatët nga kampi “Xhungël” në Calais përsëri aty ndodhen qindra emigrantë. Sipas mediave, Rreth 200 të mitur të pashoqëruar u lanë aty duke kaluar natën në kamp. “Rreth 5600 persona janë zhvendosur në qendrat e pritjes që prej të hënës”, tha qeveria franceze, “duke përfshirë edhe rreth 1500 të mitur të pashoqëruar”. Vullnetarët humanitarë kanë gjetur strehim për fëmijët në një magazinë, ku po trajtohen, madje duke u improvizuar edhe një shkollë brenda kampit. Kampi është bërë një simbol i rëndësishëm i krizës së migrimit të Evropës, me banorët e saj të dëshpëruar për të arritur në Britani. Qeveria franceze do të jetë e kënaqur, kur ta shmangë këtë vendfushim dhe t’i shpërndajë njerëzit në mbarë vendin. Ajo nuk e ka zgjidhur problemin e “xhunglës”, por vetëm e ka shpërndarë atë. Për Parisin vlen motoja: larg syve, larg mendjes. Kur shtypi të ndalet së shkruari për katastrofën humanitare në Calais, atëherë kjo çështje do të harrohet.