Rusia kritikon vendosjen e marinsave amerikanë në Norvegji
Maria Zakharova zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme e Rusisë, pasi dënoi vendosjen e marinsave amerikane në Oslo të Norvegjisë tha se kjo lëvizje është në kuadër të veprimeve ushtarake të Amerikës kundër Rusisë.
Rusia dhe perëndimi po kalojnë momente të tensionuara mes tyre. Më herët “NATO nuk po kërkon një konfrontim me Rusinë dhe nuk do një tjetër luftë të ftohtë”, kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg. Sipas tij, plani për dërgimin e 4 mijë trupave shtesë në lindje të Evropës synon të parandalojë një konflikt të mundshëm, e jo ta provokoje atë. Stoltenberg shtoi se pavarësisht tensioneve aktuale, aleanca ushtarake nuk e konsideron Moskën si një kërcënim. Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë. SHBA dhe BE vendosen sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë në 2014-tën. Presidenti rus Vladimir i mohon kategorikisht akuzat dhe i quan qesharake pretendimet për sjellje agresive në Evropë. Batalione shumëkombëshe të NATO-s të përbëra nga rreth 1 mijë trupa secili do të dërgohen në Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani në fillim të vitit të ardhshëm. Ato do të drejtohen nga SHBA, Britania, Kanadaja dhe Gjermania. Aleanca veri-atlantike beson se Rusia ka rreth 330 mijë trupa të stacionuara pranë kufijve të saj perëndimor.