UNICEF ka paralajmëruar për gjendjen e keqe të fëmijëve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33196-unicef_ka_paralajmëruar_për_gjendjen_e_keqe_të_fëmijëve_në_jemen
UNICEF ka deklaruar sot se rreth një milionë e gjysmë fëmijë në Jemen janë kequshqyerja dhe gjysma e popullatës së këtij vendi vuajnë nga uria.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 29, 2016 15:19 Europe/Tirane
  • UNICEF ka paralajmëruar për gjendjen e keqe të fëmijëve në Jemen

UNICEF ka deklaruar sot se rreth një milionë e gjysmë fëmijë në Jemen janë kequshqyerja dhe gjysma e popullatës së këtij vendi vuajnë nga uria.

Fondi i OKB për fëmijët-UNICEF-, në një deklaratë të lëshuar dje, ka thënë se në luftën 18 mujore të Arabisë saudite në Jemen, 370 mijë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja dhe nevojitet një ndërhyrje e menjëhershme për të parandaluar vdekjen masive të fëmijëve. Muhamed Asadi zëdhënës i UNICEF-it në Jemen, shprehu shqetësimin nga gjendja e krijuar nga lufta për fëmijët në Jemen dhe tha se lufta e imponuar nga Arabia Saudite kundër Jemenit është bërë shkak për vrasjen e mijëra fëmijëve dhe plagosjen e rreth 2 mijë të tjerëve. Ky zëdhënës i UNICEF-it tha se 21 milion jemenas mes tyre 10 milion fëmijë kanë nevojë të theksuar për ndihma humanitare ndërkohë që nga 21 milion shtetas të Jemenit gjysma e tyre e përbërë nga fëmijët janë të privuar nga shërbimet shëndetësore dhe higjienike. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në bashkëpunim me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me mbështetjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas, ndërkohë që është shkatërruar 80% e infrastrukturës së këtij vendi.