Austria kërkon zgjidhjen e çështjes së emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33283-austria_kërkon_zgjidhjen_e_çështjes_së_emigrantëve
Sebatsian Kurz ministër i jashtëm i Austrisë ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje për çështjen e emigrantëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 30, 2016 06:45 Europe/Tirane
  • Austria kërkon zgjidhjen e çështjes së emigrantëve

Sebatsian Kurz ministër i jashtëm i Austrisë ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje për çështjen e emigrantëve.

Sipas shefit të diplomacisë austriake vendet anëtare duhet të gjejnë një metodë për të zgjidhur krizën e emigrantëve. Deri në atë kohë kur kufijtë e Evropës të mos kenë mundësi që të përballen me emigrantët, Austria do të ndjekë politikat e saj vetiake në përballje me këtë krizë. Kriza e emigrantëve ndihen fuqishëm edhe në Francë ku policia vazhdon përpjekjet për shkatërrimin e vendstrimeve të emigrantë. Shkatërrimi i “Xhunglës” së refugjatëve në Francë nuk do të na ndalojë. Refugjatët sirianë kanë mbetur të zhgënjyer nga shteti i Francës për shkak të politikave që kanë ndjekur ndaj tyre. Madje ata i kanë përshkruar francezët si “gënjeshtarë dhe racistë”. Një 18-vjeçar sirian shprehet shumë i nevrikosur ndaj vendit ku qëndroi disa muaj. Ai e urren Francën, thotë që njerëzit janë racistë dhe se nuk ka dëshirë të qëndrojë aty. Ata na kanë gënjyer ne emigrantëve,” thotë ai. “Na premtuan se nga Xhungla do na transferojnë nëpër qendra emigrantësh në të gjithë vendin. Por jo vetëm që na shkatërruan tendat në Kalais, po na çuan diku ku nuk ka mish hallall për të ngrënë, nuk ka internet, dhe flemë 10 persona në një banjo dhe kuzhinë të mbushur me buburreca. Duam të largohemi nga këtu. Duam të shkojmë në Angli”. Pas spastrimit të padiskutueshëm, emigrantë janë shpërndarë në çdo rajon të Francës, përveç Parisit dhe Korsikës, ku kapaciteti është tejmbushur.