Erdogan paralajmëron mbi infiltrimin e përkrahësve të Gylen në partinë AKP
(last modified Sun, 30 Oct 2016 17:54:13 GMT )
Tetor 30, 2016 18:54 Europe/Tirane
  • Erdogan paralajmëron mbi infiltrimin e përkrahësve të Gylen në partinë AKP

Presidenti turk deklaroi se Turqia do të vazhdojë spastrimin e përkrahësve të lëvizjes Hydmet të Fethullah Gylen dhe shtoi se edhe nëse këta persona kanë mundur të infiltrojnë në radhët e partisë në pushtet AKP, ata do të zbulohen dhe do të dënohen.

Rexhep Tajip Erdogan tha se ekziston mundësia që përkrahës të klerikut disident turk Fethullah Gylen të ndodhen edhe në partinë e tij AKP dhe bëri thirrje për vigjilencë në radhët e kësaj partie. Që prej grusht-shtetit të dështuar të 15 Korrikut 2016, qeveria turke ka nisur reprezaljet ndaj përkrahësve të Gylen dhe deri tani dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe mbi 100 mijë të tjerë janë dëbuar nga puna. Gjithashtu Erdogan kërkoi rikthimin e dënimit me vdekje çka do të dëmtojë rëndë aspiratën e Turqisë për tu anëtarësuar në BE.

 

Tags