Qindra policë protestojnë në jug të Francës
Qindra pjesëtarë të forcave policore në Francë kanë protestuar kundër kushteve të vështira të punës së tyre në jug të këtij vendi.
Gazeta franceze "Le Figaro" njoftoi se 500 pjesëtarë të forcave të policisë së Francës të hënën në mbrëmje janë mbledhur në një tubim protestues përpara qendrës policore në qytetin Beziers në jug të Francës. Këta pjesëtarë forcave policore të Francës kanë hedhur slogane për përkrahjen e forcave policore nga qytetarët francezë. Vlen të theksohet se pjesëtarët e forcave policore të Francës që nga 17 tetori kanë filluar protestat e tyre gjatë natës në Paris dhe në qytetet e tjera të këtij vendi dhe protestojnë kundër kushteve të punës së tyre. Burimet informative bëjnë të ditur se takimi i përfaqësuesve të sindikatës së këtij sektori me Bernard Cazeneuve, ministrin e brendshëm të këtij vendi nuk kanë sjell rezultat për ndërprerjen e kësaj lëvizje protestuese. Ndërkohë qeveria e Francës ka njoftuar se në fazën e parë do të ndajë 250 milionë euro për shtimin e mundësive dhe pajisjeve të forcave policore.