Martin Shulz: Ankaraja ka kaluar vijën e kuqe
Kryetari i Parlamentit të Evropës vuri në dukje arrestimin e drejtuesve të gazetës "Cumhuriet" të Turqisë dhe deklaroi se Ankaraja ka kaluar vijat e kuqe.
Gazeta turke "Cumhuriet" ka njoftuar se Martin Shulz, kryetari i Parlamentit të Evropës, ka reaguar pas arrestimit të drejtuesve dhe publicistëve të gazetës "Cumhuriet" dhe në faqen e tij në "Twitter" ka shkruar se ky veprim i qeverisë së Turqisë është një veprim politikë dhe theksoi se qeveria e Turqisë ka kaluar vijat e kuqet të lirisë së shprehjes. Martin Shulz me këtë rast shtoi se paraqitja e çështjes për kthimin e dënimit me ekzekutim, arrestimi i kryebashkiakëve të zgjedhur, anulimi i zgjedhjes së rektorëve të universiteteve nëpërmjet organizimit të zgjedhjeve, tregon se qeveria e Turqisë nuk synon të krijojë unitet, por të krijojë përçarje. Prokuroria e Turqisë ka akuzuar gazetën "Cumhuriet" për mbështetje ndaj grusht shtetit, për publikimin e materialeve në përkrahje të lëvizjes së Fethullah Gylen dhe në përkrahje të grupit militant kurd PKK.