Bashkimi Evropian thekson ndërprerjen e sulmeve në perëndim të Alepos
Shefja e diplomacisë Evropiane dhe komisioneri i BE për çështje humanitare dhe për administrimin e krizave kanë kërkuar nga të gjitha palët që tu japin fund luftimeve.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se znj. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane dhe Kristos Stailianids, komisioneri i BE për çështje humanitare dhe për administrimin e krizave, kanë publikuar një deklaratë dhe kanë dënuar dhunën e shtuar në perëndim të Alepos. Në këtë deklaratë thuhet se në 72 orët e kaluara, shumë civilë duke përfshirë edhe një numër të madh të fëmijëve janë vrarë dhe plagosur në perëndim të Alepos, prandaj kërkohet nga të gjitha palët që të ndalin luftimet dhe dhunën kundër civilëve dhe infrastrukturës civile. Bombardimi i civilëve është papranueshëm dhe nëse vërtetohet se ai është bërë me qëllim, një veprim i tillë mund të konsiderohet krim lufte.