Rusia kritikon Anglinë për dërgimin e armëve Arabisë Saudite
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, ka kritikuar shitjen e armëve në vlerë miliarda dollarë nga Anglia për Arabinë Saudite.
Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, Vitali Churkin, përfaqësues i përhershëm i Rusisë në OKB dhe kryetar aktual i KS të OKB, duke kritikuar shitjen e armëve nga Anglia për Arabinë Saudite në vlerë miliarda dollarë dhe ka bërë thirrje që dosja e Jemenit të mos jetë në duart e Anglisë, sepse ky vend ndihmon Arabinë Saudite e cila vazhdon kryerjen e krimeve në Jemen. Po ashtu sot, ministri i mbrojtjes i Rusisë ka akuzuar terroristët në Siri për bombardime masive të zonave të banuara në qytetin Alepo. Sergei Shoigu tha se rreth 2 mijë militantë të mbështetur nga një numër tankesh dhe makinash të blinduara kanë nisur sulmet mbi zonat e banuara, shkollat dhe spitalet në pjesët e kontrolluara nga qeveria në qytet.