Kreu i shtabit të ushtrisë turke shkon në Rusi
Nëntor 01, 2016 13:37 Europe/Tirane
Kreu i shtabit të ushtrisë turke sot është nisur për një vizitë në Moskë.
Khalusi Akar gjatë qëndrimit të tij në Rusi pritet të takohet me homologun e tij Valeri Grasimov me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin dypalësh dhe problemet e rajonit. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë u tensionuan në nëntor të vitit 2015 pas rrëzimit të avionit rus nga ana e ushtrisë turke në kufirin me Sirinë. Këto marrëdhënie janë përmirësuar pas letrës që Rexhep Taip Erdogan i ka dërguar homologut të tij Vladimir Putin.
Tags