Hetimet e GJND për krimet e luftës së Amerikës në Afganistan
Një prej revistave amerikane njoftoi se GJND mund të nisë hetimet rreth krimeve të luftës së Amerikës në Afganistan.
Revista Foreign Policy thotë se hetimet e GJND për krimet e luftës dhe rastit e shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Amerikës në Afganistan do të nisin javën e ardhshme. Fato Ben Suda prokurori i lartë pranë GJND deklaroi se brenda disa javësh do të kryen hetime mbi krimet që kanë kryer ushtarakët amerikanë, terroristët talebanë dhe militantët e varur nga qeveria e Afganistanit në këtë vend. Në rast se këto hetime nisin, atëherë kjo është herë e parë që një organ ndërkombëtar heton dhe analizon krimet e forcave amerikane në Afganistan. Ndërkohë një delegacion amerikan ka shkuar në Hagë për të analizuar përmasat e hetimeve nga gjykata e Hagës.