Gazrat në stomak shkaktojnë djegien e një spitali në Japoni
Shkaku i zjarrit që përfshiu një spital në Japoni, është deklaruar të kenë qenë "gazrat në stomak" të një pacienti.
Faqja informative Parss Today duke cituar gazetën japoneze "Asahi Shumbun", njoftoi se komisioni i ekspertëve pasi ka hetuar vendin dhe rrethanat, ka arritur në një përfundim të tillë. Vlen të theksohet se më 15 prill të këtij viti, gjatë operimit të një paciente në sallën e operimit, papritur shpërtheu një zjarr dhe përfshiu të gjithë sallën e operimit. Si pasojë e këtij zjarri, pacientja ka pësuar lëndime të djegies në këmbë. Sipas kësaj gazete, për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të zjarrit, janë ftuar ekspertët në vendin e ngjarjes. Ata në raportin e tyre pas hetimeve të kryera, kanë deklaruar se në dhomën e operimit nuk ekzistonin lëndë që mund të kenë shpërthyer zjarrin dhe pajisjet mjekësore funksionojnë shumë mirë dhe nuk kanë kurrfarë problemi. Veprimet e personelit gjithashtu kanë qenë korrekte, ndërsa shkaku i shpërthimit të zjarrit ishin vetëm gazrat në stomakun e pacientit. Gazrat e stomakut të pacientit janë përzier me ajrin dhe janë ndezur në zjarr si pasojë e ndikimit të rrezeve laser që përdoreshin nga mjekët.