Deklaratat e Kerrit, kritika ndaj garës elektorale në SHBA
(last modified Wed, 02 Nov 2016 17:53:27 GMT )
Nëntor 02, 2016 18:53 Europe/Tirane
  • Deklaratat e Kerrit, kritika ndaj garës elektorale në SHBA

Sekretari amerikan i shtetit i quajti të turpshme debatet elektorale në Amerikë dhe deklaroi se këto debate janë bërë shkak që ai të turpërohet të flasë rreth demokracisë me krerët e vendeve të tjera.

Xhon Kerri në lidhje me këtë shtoi: "Ekzistojnë momente kur debatet janë plotësisht të turpshme dhe dalin jashtë çdo norme që unë e njoh. Unë në vitin 2004 isha kandidat për zgjedhje presidenciale dhe kurrë nuk mendoja se debatet të mos jenë të përqendruara në çështjet themelore të vendit". Shefi i diplomacisë amerikane në vazhdim tha: "Kjo çështje më ka vështirësuar edhe punën time nga ky aspekt se kur të takohem me funksionarë të vendeve të tjera dhe u them atyre që dëshiroj të bëni hapa më të sigurt drejt demokracisë, atë më shikojnë në mënyrë të çuditshme dhe nga shikimi i tyre mund të kuptohen shumë gjëra edhe pa u thënë fare. Kjo është një gjë me të vërtetë e vështirë". Ai me gjithashtu deklaroi se Amerika është një vend i cili mund të përballojë edhe çështje të tilla dhe me vendosmëri më të madhe të vazhdojë rrugën e vet. Debatet e zhvilluara nga dy kandidatët presidencialë në SHBA janë karakterizuar nga akuza, fyerje, kërcënime, thashetheme se Trumpi konsumon kokainë apo kërkesë nga ana e Trumpit për provë për doping për Clintonin. Debatet kishin të bënin pak me politikën dhe shumë pak me problemet që shqetësojnë qytetarët amerikanë. Trump në debatin presidencial të fundit deklaroi se zgjedhjet janë të manipuluara, dhe refuzoi të komentojë nëse do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit, nëse ai i humb ato. Pas njoftimit të FBI-së mbi rinisjen e hetimeve në skandalin e e-maile-ve të Hillary Clintonit, realizuesit e sondazheve janë përpjekur në mënyrë frenetike të përcaktojnë sesi ka ndikuar mbi situatën e kandidatëve zhvillimi që erdhi vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Shifrat kanë nisur të qartësohen vetëm tani. Edhe pse anketime si ai i “Politico”-s e vendosën Hillary Clintonin në krye me tre pikë përqindje, ai i “ABC News”/“Washington Post” i publikuar të dielën i jepte demokrates vetëm një pikë diferencë, 46% me 45% që merr Donald Trumpi, ndërsa një sërë sondazhesh të tjera tregojnë se rivalët janë kokë më kokë.  Mbi 80% e republikanëve ishin dakord me deklaratën e Donald Trumpit se skandali i e-maile-ve është më i madh se “Watergate”. Të njëjtin mendim ndajnë 45% e të intervistuarve në total.  Nisur nga kjo situatë, prestigjiozja “The Guardian” ngre pyetjen: A do t’i humbë Hillary Clinton zgjedhjet për shkak të hetimit të FBI-së? Ka votues që thonë se ndërhyrja e re nuk do ta ndryshojë vendimin e tyre në 8 nëntor, por shumë të tjerë, lëvizja e Byrosë Federale të Hetimit nuk i lë indiferentë.  Përpara një jave, u duk se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, mund të konsideroheshin të mbyllura. Clinton kishte siguruar një epërsi dërrmuese pas serisë së gafave të rivalit saj, të cilit skandalet me sfond seksual dhe videoja e komenteve denigruese mbi gratë ia zbehen ndjeshëm perspektiven e fitores.  Lëvizja shokuese e FBI-së mbase nuk mjafton e vetme për ta ndryshuar tërësisht këtë rrjedhë, por ndikimi ishte padyshim i madh dhe situata u përmbys duke i vështirësuar sërish parashikimet. Sidoqoftë, fushata elektorale e dy kandidatëve presidencialë në SHBA dëshmoi qartë për zbehjen e vlerave demokratike dhe sidomos të vlerave morale në Amerikë, në një kohë që ky vend pretendon të jetë flamurtari i demokracisë në botë.

 

Tags