Policia italiane dyshohet për abuzim ndaj azilkërkuesve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33778-policia_italiane_dyshohet_për_abuzim_ndaj_azilkërkuesve
Amnesty International ka akuzuar policinë italiane për keqtrajtim të refugjatëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 03, 2016 03:31 Europe/Tirane
  • Policia italiane dyshohet për abuzim ndaj azilkërkuesve

Amnesty International ka akuzuar policinë italiane për keqtrajtim të refugjatëve.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, AI të mërkurën ka bërë të ditur se policia italiane ka rrahur, torturuar dhe ka goditur me mjete elektrike azilkërkuesit në këtë vend. Ky institucion ndërkombëtar ka thënë se presionet e BE ndaj Italisë për të vështirësuar kushtet për azilkërkuesit, janë bërë shkak që disa prej tyre në mënyrë të paligjshme të dëbohen ose t’i nënshtrohen keqtrajtimeve. Ministria e Brendshme e Italisë njoftoi se 153 mijë e 450 refugjatë kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit 2016, ku në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2015 (139 mijë 712 persona) ky numër është rritur 10%.