Libi: Humbin jetën 12 emigrantë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33790-libi_humbin_jetën_12_emigrantë
Së paku 12 emigrantë kanë humbur jetën sot në ujërat pranë brigjeve të Libisë, pasi anija me të cilën lundronin ishte mbushur me ujë, si pasojë e stuhive.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 03, 2016 03:53 Europe/Tirane
  • Libi: Humbin jetën 12 emigrantë

Së paku 12 emigrantë kanë humbur jetën sot në ujërat pranë brigjeve të Libisë, pasi anija me të cilën lundronin ishte mbushur me ujë, si pasojë e stuhive.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se garda bregdetare e Italisë të enjten në mëngjes ka deklaruar se 12 emigrantë kanë humbur jetën të mërkurën në afërsi të brigjeve të Libisë, por dyshohet se mund të ketë edhe viktima tjera, pasi nuk dihet numri i saktë i personave që ishin në anije. Gjatë aksionit të shpëtimit, roja bregdetare italiane ka arritur të shpëtojë 29 njerëz. Ndryshe, më shumë se 3.740 emigrantë kanë humbur jetën në ujërat e Detit Mesdhe gjatë këtij viti.