Francezët kritikojë projektin për regjistrimin e të dhënave personale
Mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut në Francë, kanë kritikuar planin e ri të qeverisë së këtij vendi që ka për qëllim regjistrimin e të dhënave personale dhe kanë theksuar se një veprim i tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut.
Qeveria franceze ka në plan të paraqes një plan të quajtur "Titujt elektronik të sigurisë" për rreth 60 milion francezë. Mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke thënë se kjo është në kundërshtim me të drejtat e qytetarëve francezë. Michel Tubiana, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka thënë se ky veprim nuk do të jetë i pranueshëm dhe është kundër të drejtave të njeriut, po ashtu edhe Serge Blisko, deputet i partisë socialiste në Francë, ka deklaruar se qeveria franceze përmes këtij plani po synon të ndërhyjë në privatësinë e qytetarëve francezë.