Ushtarët britanikë marrin trajnimet për t'a luftuar Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33880-ushtarët_britanikë_marrin_trajnimet_për_t'a_luftuar_rusinë
Trupat britanike janë duke u trajnuar për të identifikuar dhe për të kundërshtuar atë që zyrtarët e quajnë "propagandë ruse", bën të ditur një raport i ri.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Nëntor 03, 2016 17:10 Europe/Tirane
  • Ushtarët britanikë marrin trajnimet për t'a luftuar Rusinë

Trupat britanike janë duke u trajnuar për të identifikuar dhe për të kundërshtuar atë që zyrtarët e quajnë "propagandë ruse", bën të ditur një raport i ri.

Trajnimi u ofrohet trupave lituaneze dhe ka për qëllim për të ndihmuar kolegët e tyre për të luftuar përpjekjet e dyshuara ruse për të ndikuar në opinionin publik, raportoi të martën 'The Times'. Zyrtarët nga Brigada e 77, një njësi të re britanike e ushtrisë që merret me luftën e informacionit, janë duke trajnuar trupat lituaneze nga shteti Baltik. "Mbretëria e Bashkuar ka informacionet e duhura për fushatën që po zhvillohet kundër Lituanisë," tha një burim i mbrojtjes britanike. Kreu i departamentit të komunikimit strategjik të ushtrisë lituaneze tha për të përditshmen britanike se vendi "është i mbingarkuar me këtë kulturë (ruse"(.  "Shoqëria jonë mund të ndjehet se ne në të vërtetë jemi në Rusi", tha nënkolonel Juris Zguts. "Për një popullsi ruse, ata thonë gjëra të tilla si: NATO është një organizatë e fortë dhe në rritje, ajo bëhet më e madhe çdo ditë dhe bëhet më afër dhe më afër Rusisë dhe ndoshta një ditë do ta sulmojë", tha kapiteni Tomas Tauginas, anëtar i ekipit të Zguts. Ndërkohë, ushtria britanike është duke hetuar kohën kur dy ushtarë ishin kapur nga ushtarët rusë, për të parë nëse bëhet fjalë për "komplot të propagandës". Komploti sipas tyre ishte bërë qëllimisht për të diskredituar forcat britanike, pasi ata u sulmuan nga një bandë lokale ndërsa ishin duke u stërvitur në Letoni. Kjo vjen në kohën kur kreu i MI5, Andrew Parker, ka thënë se Rusia paraqet një kërcënim gjithnjë në rritje për stabilitetin e Britanisë së Madhe. Rusia është duke përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të arritur qëllimet e saj, ka thënë Parker për The Guardian.  Ndëkraq, ditë më parë, Në  vazhdën e përkeqësimit gjithnjë e më shumë të marrëdhënieve mes Moskës dhe Londrës, ambasadori rus në Londër, Aleksandër Jakovenko, ka kritikuar ashpër udhëheqësit britanikë mbi deklaratat e tyre të fundit anti-ruse dhe ka akuzuar qeverinë britanike për vonimin e dhënies së vizave për stafin ruse në ambasadën e Londrës. Ai tha se Moska u detyrua të zvogëlojë praninë e saj diplomatike në Londër, për shkak të vonesave të vizave, nganjëherë më shumë se një vit, që do të thotë se "disa njerëz po largohen, pa u zëvendësuar." Jakovenko, ambasador i Rusisë në Britani që nga viti 2011, ka thënë se Britania kërkon "një prani të përshtatshme diplomatike ruse " në këtë vend. Ne mendojmë se kjo gjë bëhet për shkak të Ukrainës dhe Sirisë, tha ai. "Ne po mundohemi të marrim sqarim nëse Britania dëshiron të ketë një prani të mjaftueshme të diplomacisë ruse në Londër, por në realitet ambasada është duke u zvogëluar dhe ky zvogëlim vazhdon edhe më tej, tha Jakovenko. Po ashtu, Vitali Churkin, përfaqësues i përhershëm i Rusisë në OKB dhe kryetar aktual i KS të OKB, duke kritikuar shitjen e armëve nga Anglia për Arabinë Saudite në vlerë miliarda dollarë dhe ka bërë thirrje që dosja e Jemenit të mos jetë në duart e Anglisë, sepse ky vend ndihmon Arabinë Saudite e cila vazhdon kryerjen e krimeve në Jemen. Po ashtu sot, ministri i mbrojtjes i Rusisë ka akuzuar terroristët në Siri për bombardime masive të zonave të banuara në qytetin Alepo. Sergei Shoigu tha se rreth 2 mijë militantë të mbështetur nga një numër tankesh dhe makinash të blinduara kanë nisur sulmet mbi zonat e banuara, shkollat dhe spitalet në pjesët e kontrolluara nga qeveria në qytet.