Trump thekson nevojën e luftës kundër korrupsionit në Amerikë
(last modified Fri, 04 Nov 2016 10:04:36 GMT )
Nëntor 04, 2016 11:04 Europe/Tirane
  • Trump thekson nevojën e luftës kundër korrupsionit në Amerikë

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Amerikë Donald Trump ka theksuar nevojën e luftës serioze kundër korrupsionit në Amerikë deri në zhdukjen e tij.

Agjencia shtetëror iraniane e lajmeve njoftoi se Donald Trump, kandidati i republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, të enjten në një tubim elektoral në Pensilvani të Floridas theksoi luftën serioze kundër korrupsionit në strukturat e ndryshme shtetërore në Amerikë dhe deklaroi se kur të fitojnë republikanët në zgjedhjet presidenciale, do të shkojnë në Uashington dhe do të pastrojnë atë vend të ndotur nga korrupsioni. Ndërkohë në prezantimin e Melania Trumpit përpara njerëzve të mbledhur në tubimin elektoral në Filadelfia, Karen Pence, bashkëshortja e kandidatit republikan për zëvendëspresident Mike Pence, u tregua e përmbledhur dhe e drejtpërdrejtë.“Unë e di që Amerika do ta dojë po aq shumë sa ç’e do ajo popullin amerikan”, tha ajo. E shoqja e manjatit, që kërkon çelësat e Shtëpisë së Bardhë si i nominuari i Partisë Republikane, premtoi të përmirësojë kulturën e medias sociale, nëse do të jetë Zonjë e Parë e vendit, sepse sipas saj është bërë tejet e ashpër dhe e ligë, sidomos me fëmijët e adoleshentët.

Tags